Sporti

THYHET AKULLI: FC Prishtina fiton titullin pas tetë vitesh

05/16/2021 16:50
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka fituar titullin e Superligës pas tetë vitesh.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka fituar titullin kampion një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj ekipitn të Ismet Munishit me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina edhe zyrtarisht ka fituar titullin pasi tani ka 78 pikë, pesë më shumë se FC Drita që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.

Mici dhe Abazi realizuan për Prishtinën për fitoren e madhe të klubit nga kryeqyteti.

Festa në kryeqytet tani ka filluar, pasi ky ‘agjerim’ mori fund pas tetë vitesh.

Më poshtë keni pamje nga festa: