Sporti

Thuram: Mund të kisha bërë dy gola, por kemi ndeshje të tjera para

09/08/2023 14:16
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli në fund të ndeshjes mes Francës dhe Irlandës, ku shënoi golin e parë me fanellën e “Bluve”, ndërsa hyri në fushë si zëvendësues i Oliver Giroud.

Thuram theksoi se mund të kishte shënuar dy gola, ndërsa shtoi se i ka gati për ndeshjet e tjera.

“Unë mund të kisha bërë dy gola sonte, por le t’i mbajmë për ndeshjen tjetër. Nga pikëpamja aritmetike ne jemi perfekt, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdojmë të punojmë. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme”-deklaroi Thuram.