Sporti

Thuram: Acerbi duhet të shpjegohet shumë mirë për komentet e tij raciste

03/21/2024 15:13
nga:Mergim Rreci

Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, ka qenë në ‘syrin e stuhisë’ pas komenteve të supozuara raciste ndaj Juan Jesus.

Marcus Thuram ishte lojtari i parë që foli, duke pasur parasysh se Acerbi duhet të shpjegojë shumë mirë atë që ndodhi, transmeton GazetaBlic Sport.

Kur ndodh diçka kaq serioze, lojtari duhet të qëndrojë në klub për të shpjeguar shumë mirë situatën. Nuk është koha për të shkuar në kombëtare”, tha Thuram, i cili zbuloi se është përkrah Mike Maignan në pozicionin që duhet marrë: “Duhet të largohemi nga fusha. Ne duhet të hedhim një grusht në tavolinë, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se racizmi është i papranueshëm”, deklaroi sulmuesi francez.

/GazetaBlic Sport/