Lajme

Thumbon me një foto Daut Haradinaj: Nuk na besuat as për Ushtrinë, por do të hyjmë edhe në NATO

01/21/2025 15:06
nga:G B

Kandidati i AAK’së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se “pak kush e kishte besuar” që para gjashtë viteve do të themlohej Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës.

Ai ka shtuar se bashkë me aleatë Kosova do të bëhet pjesë e NATO’s.

“6 vjet më parë u themelua Ministria e Mbrotjes dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës, pak kush e kishte besuar që do bëhej ushtria dhe kjo Ministri, mirëpo u bë. Bashkë me aleatët tanë atëherë dhe bashkë me aleatët tanë tash, Kosova do bëhet pjesë e NATO-s.”