Showtime

Thuhet se nuk flasin! Kushërira e Rita Orës, nënkryetarja e parë grua e komunës së Prishtinës

02/02/2022 16:53
nga:Donika Fetahu

Donjeta Sahatçiu është emëruar sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës.

Donjeta Sahatçiu është kushërira e këngëtares kosovare me fam botërore Rita Orës. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar ndër vite se ato nuk kanë marrëdhënie të mirë, transmeton GazetaBlic.

Në një intervistë, motra e Donjetës, Dorotea, kishte folur hapur për problemet e saj që kishte për të arritur t’i afrohej këngëtares Rita Ora në edicionin e vitit 2015 të “X Factor” në Britani të Madhe.

Nuk dihet nëse kushërirat kanë lidhur urë komunikimi ndër vite, apo marrëdhënie e tyre vazhdon të jetë non-ekzistente.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një foto e Ritës dhe Donjetës, shumë kohë më parë së bashku në një tavolinë./GazetaBlic/