Moderatorja e famshme shqiptare, Bora Zemani, ditën e djeshme festoi 30 vjetorin e lindjes së saj.
Pë këtë ditë të veçantë ajo organizoi një festë, ku nuk munguan as fytyrat publike, shkruan GazetaBlic.
Një video e cila po qarkullon në rrjet është kur dy këngëtarët e njohur Klajdi dhe Bruno, i këndojnë Borës këngën e njohur të Shpat Kasapit, “Kush të ndau prej meje”, por ajo që po merr vëmendje më shumë është reagimi epik i moderatores teksa tenton të ik.
Kujtojmë se Bora së fundmi është përfolur mjaft shumë për lidhjen me aktorin e njohur Donald Veshaj, dhe i gjithë diskutimi rrjedhi si pasojë e krijimit të një ‘lidhje’ mes aktorit dhe këngëtarës nga Kosova, Beatrix Ramosaj, brenda “Big Brother Vip”./GazetaBlic/
View this post on Instagram