Lajme

Thoshte se koronavirusi është dënim nga Zoti, Imami: U shërova me lutje dhe medikamente

04/07/2021 17:44
nga:Gazeta Blic

Imami nga Mitrovica Fatmir Latifi tha se u shërua nga virusi Covid-19 përmes medikamenteve dhe lutjeve tek Zoti.

Kam marr medikamente dhe jam lut. Njeriu edhe lutet edhe merr medikamente. Në aspektin shpirtëror lutja dhe në aspektin trupor medikamentet. Lutja është arma e besimtarëve. Ne i respektojmë masat, të mos na i ndalin xhamitë”, ka thënë ai në T7.

Hoxha Fatmir Latifi njihet edhe për deklaratën që bëri para pak kohësh në lidhje me koronavirusin, duke u shprehur se “Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhet”.

LEXO EDHE:

Murati premton mbështetje për mbulimin e qirave dhe pagat e punëtorëve