Kupa e Botës 2022

Thoshte se do ta mposhtin Brazilin, shumë ‘nxehtë’ sonte për trajnerin e Serbisë

11/24/2022 22:08
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Brazilit dhe Serbisë.

Kombëtarja nga Amerika Latine ka shkëlqyer duke triumfuar me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike në pjesën e dytë nga brazilianët, atje ku Richarlison ishte i jashtëzakonshëm duke realizar dy gola.

Kamerat e televizionit gjerman, ZDF kanë kapur momentin e reagimit të dy trajnerëve pas golave të shënuar. Trajneri serb, Dragan Stojkovic pati nxehtë pas golit të shënuar nga kundërshtarët, saqë e hoqi edhe ‘setrën’ e tij dhe tregoi nervozizëm.