Sporti

Thomas Tuchel pyetet nëse Harry Kane mbetet kapiten i Anglisë: “Është shumë herët për t’u përgjigjur”

10/16/2024 19:00
nga:Lorik J

Thomas Tuchel hezitoi të konfirmonte nëse Harry Kane do të mbetej si kapiten i Anglisë me të si trajner.

“Është shumë herët për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla,” tha Tuchel.

“Ju e dini se çfarë mendimi kam për Harry-n dhe sa shumë kam luftuar për ta sjellë atë në Bayern.

“Ai tashmë është në rrugën e tij për t’u bërë një legjendë në futbollin anglez. Ne do t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje në mars”, përfundoi ai.

Kane ka qenë kapiten i Anglisë që nga Kupa e Botës 2018. Edhe në moshën 31-vjeçare, ai mbetet një sulmues i padiskutueshëm i zgjedhjes së parë për Tre Luanët pasi vazhdon të shënojë te Bayern Munich – ku ka 54 gola në 54 ndeshje që nga fillimi i sezonit të kaluar.

/GazetaBlic Sport