Sporti

Thomas Tuchel: Për sa kohë të kemi fanella dhe një autobus për të na çuar në ndeshje, ne do të jemi aty

03/11/2022 08:48
nga:Mergim Rreci

Ditët e fundit në Chelsea ishin të trazuara, duke pasur parasysh sanksionet e vendosura nga qeveria britanike ndaj manjatit rus Roman Abramovich, pronar i klubit londinez, i cili tani është subjekt i një sërë masash, të tilla si pamundësia për të shkëmbyer lojtarë ose për të shitur bileta.

Trajneri Thomas Tuchel thotë se skuadra është ende duke vëzhguar gjithçka që po ndodh dhe është e kujdesshme për të ardhmen, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të shohim nëse situata do të mbetet e tillë. Le të analizojmë ditë pas dite. Sot nuk e prisnim këtë dhe nuk e dimë se si do të jetë nesër… Por të gjithë të jenë të sigurt se jemi të fokusuar në punën tonë për të mbajtur mendësinë e duhur. Ne mund t’i besojmë njëri-tjetrit, kjo nuk do të ndryshojë.  të mjaftueshme për të luajtur dhe një autobus për të na çuar në ndeshje, ne do të jemi aty dhe do të garojmë seriozisht”, përfundoi Thuchel.

/GazetaBlic Sport/