Kontrata e Thomas Tuchel si trajner i Anglisë skadon verën e ardhshme pas Kupës së Botës.
Megjithatë, duke folur për talkSPORT pas humbjes 3-1 në një miqësore kundër Senegalit, ish-trajneri i Chelseat nuk e ka përjashtuar qëndrimin deri në Euro 2028.
“Gjithmonë do të jem i tunduar të qëndroj sepse e dua grupin dhe e dua mundësinë”, tha Tuchel.
“Është një nder të jesh trajner i Anglisë. E di se çfarë vjen pas një turneu të madh në Angli. Gjithmonë do të jem i tunduar. Mund t’ju them këtë edhe pas rezultatit zhgënjyes kundër Senegalit”.
Në vitin 2028, Kampionati Evropian do të organizohet nga Anglia, Republika e Irlandës, Skocia dhe Uellsi. Kjo do të thotë që Tre Luanët tashmë e kanë të garantuar një vend në fazën e grupeve.
/GazetaBlic Sport


