Caught Offside raporton se menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel po përpiqet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të mbajtur Armando Broja në skuadër.
20-vjeçari shumë i vlerësuar pati një periudhë të suksesshme huazimi në Southampton vitin e kaluar, por aktualisht po kërkon një largim të përhershëm në një ekip ku mund të shijojë kohën e rregullt të lojës, përcjell GazetaBlic Sport.
West Ham është shfaqur si skuadra më e interesuar për të nënshkruar me reprezentuesin shqiptar, teksa kërkon përforcime në pozicionin e sulmuesit.
/GazetaBlic Sport/


