Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka regjistruar një arritje të çuditshme në krye të “Tre Luanëve”.
Ish-trajneri i Chelseat është trajneri i parë i Anglisë që fiton pesë ndeshjet e para zyrtare me “Tre Luanët” pa pësuar asnjë gol.
Anglia mposhti radhazi Shqipërinë (2:0), Letoninë (3:0), Andorrën dy herë (1:0) dhe (2:0) dhe Serbinë (5:0) në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Midis dy ndeshjeve me Andorrën, Anglia humbi ndaj Senegalit 1:3, por në një ndeshje miqësore.
/GazetaBlic Sport/


