Sporti

Thomas Tuchel: Kane do të thyejë rekordin e Lewandowskit

03/10/2024 09:19
nga:Lorik J

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka ndarë mendimin e tij se Harry Kane mund të thyejë rekordin e Robert Lewandowskit në Bundesligë prej 41 golash në një sezon.

Trajneri gjerman e tha këtë pasi anglezi, Harry Kane shënoi hat-trick në fitoren 8:1 të bavarezëve ndaj Mainz.

“Unë besoj se Harry do ta thyejë rekordin”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Drejtori sportiv Christoph Freund shtoi: “Harry është një fenomen me golat që shënon. Por është gjithashtu e mahnitshme se si ai punon për ekipin.”

Kane ka shënuar 30 gola në Bundesliga këtë sezon.

/GazetaBlic Sport