Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, është befasuar negativisht me paraqitjen e lojtarëve të tij në barazimin, këtë të shtunë, në shtëpi, ndaj Hoffenheimit (1-1).
“Kemi pasur vetëm momente të rralla kur kemi luajtur mirë. Ne treguam pak energji, mungesë shpirti, ritëm, bindje dhe kishim pak besim. Është pa dyshim një ngecje e madhe për ne në performancë, bindje dhe besim”, tha trajneri, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi Matthijs de Ligt ishte gjithashtu shumë i zhgënjyer: “Performanca jonë ishte e papranueshme. Ishim me fat që rezultati ishte 1-1. Nuk mund të ishte më keq se kjo”.
/GazetaBlic Sport/


