Real Madrid dhe Chelsea do të përballen nesër në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” kanë avantazhin nga ndeshja e parë duke fituar në Stamford Bridge me rezultatin 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit të nesërm që zhvillohet nga ora 21:00, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka mbajtur konferencë për media.
Trajneri gjerman tha se pavarësisht se duket e pamundur, Chelsea do të tentojë deri në fund të kalojë në raundin tjetër.
“Nuk kemi shumë shanse, duke pasur parasysh atë që ndodhi në ndeshjen e parë, konkurrenca që është, kundërshtari dhe stadiumi. Është shumë e vështirë (të kalosh në raundin tjetër), por ia vlen të provosh. Të provosh do të thotë të jesh në 100% dhe do luajmë përtej limiteve tona. Është ashtu siç është, do jetë një natë e mrekullueshme”, tha fillimisht Tuchel.
“Sfida është tepër e vështirë, por ne kemi të drejtë të ëndërrojmë. Ndonjëherë është e rëndësishme të imagjinojmë gjëra dhe të ëndërrojmë. Ky është sport dhe bukuria e sportit është se çdo gjë mund të ndodhë”, shtoi ai.
“Ne u përpoqëm të planifikonim (në ndeshjen e parë) një lojë më fizike, më intensive. Ne kemi një disavantazh të madh fizik sepse Madridi ka luajtur të gjithë sezonin me pesë zëvendësime dhe ne luajmë në ligën më të vështirë fizikisht”, vazhdoi gjermani.
“Ne nuk mundëm të zbatonim një ritëm më të lartë në ndeshjen e parë për shkak të fizikut të tij dhe aftësisë së tij për të ngadalësuar lojën. Do të duhet të gjejmë një mënyrë për të prezantuar një lojë më fizike”, përfundoi trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e duelit tjetër mes Atletico Madrid dhe Manchester City.
/GazetaBlic Sport/


