Chelsea ka siguruar finalen e madhe, duke mposhtur skuadrën spanjolle, me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic.
Timo Werner dhe Mason Mount shënuan dy golat e mëdha të fitores në ndeshjen e sontme, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1.
Tashmë kemi të siguruar një finale të madhe angleze në mes Chelseas dhe Manchester Cityt.
Thomas Tuchel është trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin një finale në dy sezone rresht me dy klube të ndryshme.
Ai ishte në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar me PSG, kurse këtë vit arriti që me skuadrën e Chelseas të jetë në finale për herë të dytë radhazi.
/GazetaBlic/


