Sporti

Thomas Strakosha kërkon largimin nga Lazio

11/13/2021 17:00
nga:Mergim Rreci

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është i pa lumtur në skuadrën nga kryeqyteti italian.

Gardiani shqiptar, Stakosha, ishte titullar i padiskutueshëm për katër sezone te Lazio, megjithatë që nga transferimi i Pepe Reinës ai e ka parë vetën në bankën rezervë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Strakosha do të kërkojë të largohet në fund të sezonit nga Lazio, për të gjetur një ekip ku mund të luaj si titullar.

Edhe pse në postin e drejtorit sportiv të Lazios është një shqiptar si Igli Tare, Strakosha e ka ndarë mendjen për t’u larguar në verë nga bardhekaltrit me parametër zero.

/GazetaBlic Sport/