Sporti

Thomas Partey konvertohet në fenë islame, zbulon emrin e ri

06/04/2022 20:32
nga:E K

Thomas Partey është konvertuar në fenë islame dhe ka zbuluar emrin e tij.

Mesfushori i Arsenal, Thomas Partey ka ndryshuar fenë dhe ka njoftuar për emrin e tij të ri, që do të jetë Jakub.

Lojtari tha se ai është konvertuar për shkak të të dashurës së tij.

Tani jam mysliman dhe u konvertova për shkak të dashurës sime, të cilën e dua shumë. Emri im mysliman është Jakub”, ka deklaruar Partey.

Partey është futbollisti i dytë që konvertohet në Islam brenda pak javësh, pas yllit holandez dhe ish-trajnerit Clarence Seedorf.