Sporti

Thomas Muller ‘tallet’ me Barcelonën: Janë të mirë, por s’mund ta përballojnë intensitetin e futbollit të nivelit të lartë

12/09/2021 08:40
nga:Lorik J

Bayern Munich mposhti Barcelonën me rezultat 3-0 në Mynih.

Me këtë kampionët e Gjermanisë e mbyllën garën në Grupin E me gjashtë fitore, ndërsa Barcelona nuk e kaloi grupin për herë të parë që nga nëntori i vitit 2000, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke analizuar ndeshjen, Thomas Muller u përpoq të jepte këndvështrimin e tij për Barcelonën e sotme dhe humbjen e saj, gjë që filloi të reflektohej në golin e tij në minutën e 34-të. Më pas shënuan Leroy Sane dhe Jamal Musiala.

“Mendimi im është se Barcelona nuk mund të konkurrojë me intensitetin e lojës. Ata kanë gjithçka, teknikisht dhe taktikisht ata janë lojtarë të mëdhenj, por nuk mund të përballojnë intensitetin e futbollit të nivelit të lartë,” tha Müller.

/GazetaBlic Sport