Sporti

Thomas Muller regjistron një rekord të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve

12/08/2021 23:52
nga:Mergim Rreci

Thomas Muller shënoi golin e parë në sfidën Bayern-Barcelona dhe u bë lojtari i parë gjerman që arrin 50 gola në Champions League.

Gjermani i dytë me më shumë gola në Champions League është sulmuesi legjendar Gerd Muller, i cili përfaqësoi edhe Bayernin, me 34 gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kompeticion, të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo (140), Thomas Muller figuron në vendin e tetë, tashmë me të njëjtin numër golash të shënuar nga Thierry Henry.