Sporti

Thomas Muller do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë

06/21/2021 13:10
nga:Lorik J

Thomas Muller do të mungojë në ndeshjen e Gjermanisë kundër Hungarisë për shkak të një dëmtimi në gju.

Lojtari është dëmtuar dhe tani nuk do të jetë në gjendje të luajë sfidën e fundit të grupit ndaj Hungarisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave gjermani, ai tani është në dyshim të madh edhe për ndeshjen e fazës së eliminimit direkt, në rast se Gjermania kalon tutje në Euro2020.

/GazetaBlic Sport