Danimarka ka arritur të mposht Çekinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.
Danezët fituan ndeshjen me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi Delaney në minutën e 5’të të takimit.
Delaney shënoi gol më kokë pas harkimit nga korneri.
Dolberg u përkujdes për të dyfishuar rezultatin e danezëve në minutën e 42’të të takimit.
Kurse golin e vetëm për çekët e shënoi sulmuesi, Patrik Schick në minutën e 49’të të takimit.
Si gjithnjë UEFA pas ndeshjes ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes.
Lojtari i ndeshjes në këtë takim ishte Thomas Delaney.
/GazetaBlic Sport/