Sporti

Thomas Brdaric largohet nga Malisheva, merr drejtimin e klubit saudit

10/07/2026 09:29
nga:L J

Thomas Brdaric largohet nga Malisheva, merr drejtimin e klubit saudit.

Trajneri gjerman Thomas Brdaric ka mbyllur aventurën te Malisheva për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, ku do të marrë drejtimin e Al-Bukayriyah.

Klubi saudit garon në First Division League, niveli i dytë i futbollit në Arabinë Saudite, menjëherë nën Saudi Pro League.

Brdaric, i cili dje u nda nga Malisheva, ka marrë një ofertë serioze nga klubi saudit dhe tashmë është zyrtarizuar si trajneri i ri i Al-Bukayriyah.

Kujtojmë se dje, GazetaBlic Sport raportoi se Brdaric është ndarë nga FC Malisheva.