Sporti

Thjesht i pandalshëm, Jasir Asani po shkëlqen në Championsin e Azisë, realizon dy gola për tre minuta!

10/22/2024 12:56
nga:Lorik J

Jasir Asani duket se është “abonuar” me golat në Champions Leaguen e Azisë. “Mëngjarashi” i Kombërtares ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës për Gwangju FC në sfidën që po luan ndaj Johor DT.

Fillimisht ish-lojtarit të Partizanit i mjaftuan vetëm 3 minuta për të shënuar “perlën” e radhës. Në këtë mënyrë Asani i jep avantazhit ekipit të tij përballë kundërshtarëve.

Por 29-vjeçari ishte është i papërmbajtshëm në këtë sfidë, teksa pas 3 minutash shënoi shërish, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Gwangjus. Një gol spektakolar, ku sulmuesi mori topin në mesin e fushës për të çuar më pas topin në fundin e portës. Kështu Asani shënon dopietë pas vetë 6 minutash lojë në Champions.