Sporti

Thirrjet raciste ndaj tij, Vinicius kërkon masa nga UEFA për tifozët e Atletico Madrid

03/14/2024 17:11
nga:Mergim Rreci

Vinicius Junior , anësori i Real Madridit , në rrjetet sociale i kërkoi UEFA-s të marrë masa ndaj tifozëve të Atlético Madrid , të cilët të mërkurën, para ndeshjes kundër Inter bën thirrje raciste ndaj tij.

“Shpresoj se ata tashmë kanë menduar për dënimin e tyre. Është një realitet i trishtë që ndodh edhe në ndeshjet ku nuk jam prezent”, ka shkruar 23-vjeçari, transmeton GazetaBlic Sport.