Sporti

Thirrjet raciste ndaj Lukakut nga tifozët Juves: Pezullohet dënimi, ultrasit do të jenë në stadium

04/15/2023 11:20
nga:E K

Gjykata Kombëtare e Apelit ka vendosur të pezullojë dënimin me një ndeshje të vendosur për ultrasit e Juventusit për thirrjet raciste drejtuar Romelu Lukakut gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Interit.

Është përcaktuar se vendimi përfundimtar do të merret nga seksionet e përbashkëta.Tifozët e sektorit që i nënshtrohet sanksionit do të mund të jenë rregullisht të pranishëm në stadium për ndeshjen kundër Napolit më 23 prill.

Juventus kishte bërë një apel duke gjykuar se angazhimi i klubit në identifikimin e subjekteve fajtorë për fyerjet nuk ishte marrë në konsideratë. Në fakt, përmes shërbimit të tij të brendshëm të sigurisë, klubi kishte identifikuar dy tifozë ndaj të cilëve njëri u ndalua të hyjë në stadium për 10 vjet, ndërsa tjetri nuk do të hyjë kurrë më në stadium.