Lajme

Thirrje urgjente për gjak në Gjakovë: Arlind Gashi kërkon ndihmë nga qytetarët

04/16/2025 18:37
nga:Genita C

Një thirrje urgjente për ndihmë është bërë sot nga Arlind Gashi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar gjak të grupit AB për një rast urgjent.

“Më duhet urgjentisht gjak, grup AB. Kushdo që mund të më dhurojë gjak, të më kontaktojë në Messenger 🙏 Gjakovë,” ka shkruar Gashi.

Ai ka kërkuar që kushdo që ka këtë grup gjaku dhe është i gatshëm të ndihmojë, të lidhet me të sa më shpejt përmes rrjeteve sociale. Thirrja është shpërndarë gjerësisht dhe qytetarët po inkurajohen të reagojnë me solidaritet.