Lajme

Thirrja e Qeverisë/ A ka interesim për punësim në Prishtinë? – Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale jep detaje

07/20/2022 15:42
nga:Genita C

“Po mendojnë se do t`i marrin nga 300 euro derisa t`i gjendet një punë” kështu po mendojnë qytetarët e Prishtinës për masën e re të Qeverisë së Kosovës, ku secila familje që nuk ka asnjë të punësuar do të ndihmohet nga shtetit deri në 70 për qind të pagës bruto apo 300 euro për gjashtë muaj e ardhshëm, raporton Gazeta Blic.

GazetaBlic pak më herët raporti se në nivel Kosove, në disa komuna interesimi i qytetarëve të vendit për këtë thirrje të Qeverisë së Kosovës është mjaft i vogël, për shkak se nuk duan të dalin nga skema sociale e ku aty përfshihen edhe disa benificionet të tjera.

Vebi Mujku drejtor i qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinën, ka thënë për GazetaBlic se ka vërejtur një interesim më të shtuar pas thirrjes së Qeverisë, por që sipas tij janë disa keqkuptime nga ana e qytetarëve, por edhe mungesë të informatave nga Ministria e Financave.

“Po kanë filluar palet të interesohen menjëherë lidhur me këtë thirrje, mirëpo informata i kanë të mangta, sepse kanë keqkuptuar se do të marrin shumën prej 300 euro deri sa të iu gjendet vendi i punës. Ne i kemi informuar për mundësitë ashtu siç edhe e kemi pranuar informacionin përmes rrjeteve sociale nga MFPT”, thotë Mujku.

Aktualisht në Kosovë janë diku rreth 300 mijë familje që nuk kanë asnjë të punësuar dhe se Qeveria e Kosovës përmes thirjes ose masës së fundit po mundohet që sadopak të zbusë papunësinë për shkak të krizës ekonomike dhe ngritjes së çmimeve të produkteve bazë./GazetaBlic/

“Më mirë në social e benefite tjera, sesa 300 euro për gjashtë muaj” – Masa e Hekuran Muratit që nuk po ‘dhez’ për çdo familje nga një të punësuar