Lajme

Thirrja e OBSH: Monitoroni nënvariantin e ri të COVID

08/11/2023 15:00
nga:Y I

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur së fundmi një nënvariant të ri të COVID të quajtur EG.5, të quajtur jozyrtarisht Eris, një “variant shqetësues”.

OBSH u ka kërkuar vendeve që t’i kushtojnë vëmendje në një kohë kur numri i të infektuarve në botë po rritet.

“Variantet me interes” janë ato shtame që dihet se transmetohen më lehtë, shkaktojnë forma më të rënda të sëmundjes ose anashkalojnë sistemin imunitar dhe po përhapen në disa vende të ndryshme, raportoi BBC.

OBSH deklaroi se nënvarianti EG.5 nuk përbën një kërcënim të madh për shëndetin publik dhe se nuk ka asnjë provë që shkakton forma më të rënda të sëmundjes në krahasim me shtamet e tjera që qarkullojnë aktualisht.