Kuvendi i Kosovës në njërën nga pikate shumta që do të diskutoj sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është edhe projektligji për pagën minimale e ku në të nuk janë të përfshirë veteranët e luftës së UCK-së, raporton Gazeta Blic.
Thirrje që ky ligj të mos kaloj në Kuvend ose të kthehet mbrapsht vazhdojnë të vijnë nga veteranë të luftës së fundit por edhe nga partitë opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Faton Klinaku nga kjo organizatë ka thënë për Gazeta Blic se ky projektligj assesi nuk duhet të hynë në rend dite dhe si i tillë të kthehet mbrapsht në Qeverinë e Kosovës.
Madje ai ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta ndjekin shembullin e Fatmir Humollit.
“Deputetët e VV mos të bëjnë gabimin e qeverisë dhe mos të votohet një projektligj i tillë. Ata të shumicës duhet të veprojnë si deputeti Fatmir Humolli”, ka thënë Klinaku për Gazetën.
Ky projektligj ka ngjallur reagime të shumta nga OVL – UÇK dhe partitë opozitare.
Të parët kanë protestuan para kuvendit të Kosovës përderisa të dytët kanë thënë se po diskriminohet kategoria më e ndjeshme e shoqërisë.
Në rast se projektligji kalon në Kuvend, veteranët kanë kërcënuar se do të bllokojnë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës,duke mos përjashtuar edhe masa të tjera.


