Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka bërë një deklaratë të guximshme, duke theksuar se as Lionel Messi nuk mund t’i zgjidhë problemet e Paris Saint-Germain.
Messi para pak ditësh ka kompletuar transferimin e tij tek PSG dhe tani do të synojë të gjithë titujt me klubin e madh francez, përcjell GazetaBlic Sport.
Henry, i cili luajti së bashku me Messin në Barcelonë, pranoi se PSG mburret me sulmin e tyre, por tha se përsëri kanë probleme.
“Në një moment, ne gjithmonë flasim për lojtarë të mëdhenj, por kemi nevojë për një ekuilibër. Ne po flasim për ekipin në të cilin kam luajtur te Barca, por njerëzit harrojnë të theksojnë se ne nuk kishim pësuar shumë gola. Në përgjithësi, skuadrat që nuk pranojnë shumë gola nuk janë larg titullit, apo edhe nga Liga e Kampionëve”, tha Thierry Henry për Soir Foot.
“Kur keni lojtarë fantastik, bëhet pak më e lehtë, por kur shoh se si po zhvillohet Parisi për momentin, ata pranojnë shumë gola dhe kjo për mendimin tim shkoj më tej. Është e vërtetë që ka pasur mungesë lojtarësh, por bilanci është më i rëndësishmi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


