Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit, mes tyre edhe nga ish-legjenda e klubit, Thierry Henry.
Francezi nuk i kurseu kritikat ndaj ish-skuadrës së tij, duke vënë në dukje disa probleme serioze në lojën e katalanasve, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas Henry, një nga problemet kryesore të Barcelonës është mënyra e lojës, veçanërisht linja e lartë mbrojtëse që shpesh i ekspozon ndaj kundërsulmeve të rrezikshme. Ai theksoi qartë:
“Nuk mund të luash kështu në Champions League kundër ekipeve të mëdha. Ky stil loje të ndëshkon nëse nuk ke balancë dhe mbrojtje të fortë.”
/GazetaBlic Sport/


