Thierry Henry e ka paralajmëruar Mikel Artetën se Arsenali nuk mund të përballojë një tjetër performancë të dobët si barazimi pa gola në Ligën e Kampionëve kundër Sporting CP kur të përballet me Manchester Cityn të dielën.
“Dua ta shoh atë zjarr në Etihad. Kjo është ajo që dua të shoh”, tha Henry për CBS Sports.
“Unë besoj tek Arteta, por kur flet kështu duhet ta bësh atëherë. Nuk e pashë këtë sonte.”
Topçinjtë u kualifikuan në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, por regjistruan vetëm një gjuajtje në portë në një paraqitje të vështirë në Emirates ndaj Sporting. Arsenali është gjashtë pikë larg në krye të Premier League, megjithatë një fitore e Cityt do ta shkurtonte diferencën në tre me një ndeshje më pak.
Henry theksoi se Arsenali duhet të tregojë shumë më tepër intensitet sesa ndeshjet e fundit nëse duan të marrin rezultat pozitiv në Etihad.
/GazetaBlic Sport


