Thierry Henry thotë se është i vetëdijshëm se vizioni i tij i stërvitjes mund të mos jetë adekuat për sot.
Ish-reprezentuesi francez shpjegon se për të pasur sukses si trajner duhet të përshtatesh me mentalitetin e lojtarëve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është e nevojshme të takojmë këtë brez të ri dhe ta kuptojmë atë. Unë jam edukuar në një farë mënyre, por lojtarët tani po më edukojnë mua. Jam rritur në epokën e heshtjes dhe lojës aty ku nuk mund të sfidoje trajnerin. Jam rritur me idenë që nëse nuk luan, e di pse, është se është e keqe”, tha ai në një intervistë për GQ.
Komentatori aktual i Ligue 1 për kanalin Amazon, Thierry Henry nuk e fsheh dëshirën e tij për t’u bërë sërish trajner, ai ka trajnuar Monakon dhe Montrealin, aktualisht është duke shërbyer si asistent në ekipin kombëtar të Belgjikës.
“Do të doja, por për se duhet të pajisesh me mjetet e duhura”.
/GazetaBlic Sport/


