Euro2024

Thierry Henry gati për përgjegjësi të re, shumë afër kombëtares së njohur

06/26/2024 13:02
nga:Mergim Rreci

Ish-reprezentuesi francez, Thierry Henry pritet të emërohet trajner i kombëtares së Uellsit.

Sipas BBC , legjenda e Arsenalit është një nga emrat që po konsiderohet për të pasuar Rob Page, i cili u shkarkua të premten e kaluar.

Pas një karriere të shkëlqyer si lojtar, ish-sulmuesi e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2016.

Përveçse ishte asistent i Roberto Martínez në kombëtaren belge, Henry ka kaluar kohë në Monaco dhe Montreal Impact si trajner. Aktualisht ai është trajneri olimpik francez.

/GazetaBlic Sport/