Sporti

Thibaut Courtois flet pas ndeshjes: Gjithçka është e hapur për ndeshjen e dytë

02/15/2022 23:20
nga:Mergim Rreci

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është deklaruar pas ndeshjes ndaj PSG’së.

Ai ishte fantastik me pritjet e tij gjatë ndeshjes, duke arritur madje edhe të presë penalltinë e Leo Messit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne filluam mirë, por më pas ne nuk e kishim qetësinë, ata dolën shumë dhe nuk mundëm të kundersulmojmë.Humbëm një top shume të pakuptimtë, andaj erdhi goli. Gjithçka është e hapur për ndeshjen e dytë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/