Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është tani numër 4 në renditjen e të gjitha kohërave të klubit për portierët me më shumë paraqitje për Los Blancos.
Belgu regjistroi ndeshjen e tij të 300-të, duke qëndruar nën kornizën e portës së Realit kundër Juventusit në një ndeshje nga raundi i tretë i fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.
Numri 1 në historinë e Realit është Iker Casillas me 725 ndeshje, i ndjekur nga Paco Buyo (456) dhe Miguel Angel (346).
/GazetaBlic Sport/


