Thibaut Courtois nuk do të luajë në miqësoren e Belgjikës kundër Gjermanisë të martën në Koln.
Portieri i Real Madridit po vuan nga dhimbja e lehtë në aduktorë dhe po kthehet në klubin e tij Real Madrid, njoftoi sot Federata e Futbollit të Belgjikës, përcjell GazetaBlic Sport.
Thibaut Courtois është në rikuperim dhe tani e pret një program i ngjeshur te Real Madridit në javët e ardhshme.
Koen Casteels duhet të luajë në portë kundër Gjermanisë të martën.
/GazetaBlic Sport


