Sporti

Thibaut Courtois afër rinovimit me Real Madridin edhe për dy vite tjera

05/20/2025 10:07
nga:Lorik J

Një raport i medias spanjolle ka zbuluar zhvillimet e fundit në lidhje me të ardhmen e portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois.

Kontrata e Courtois me Real Madridin skadon në verën e vitit 2026.

Sipas radios spanjolle ‘COPE’, Real Madridi po planifikon të zgjasë kontratën e portierit belg për dy sezone të tjera, deri në vitin 2028.

Dihet që Real Madridi ndjek një politikë të qartë në rinovimin e kontratave për lojtarët mbi moshën 30 vjeç, duke preferuar të nënshkruajë kontrata afatshkurtra.

/GazetaBlic Sport