Sporti

Thiaw pas fitores ndaj Tottenhamit: “Çfarë atmosfere, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”

02/15/2023 11:19
nga:Lorik J

Malick Thiaw, autor i një ndeshjeje të madhe kundër Tottenhamit të Conte, foli për Sky Sport pas ndeshjes Milan-Tottenham, ku skuadra italiane triumfoi me rezultatin minimal 1-0. 

Një fitore e madhe: “Të fitosh një ndeshje të Champions League me këta tifozë dhe atmosferë ishte e pabesueshme, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”

Për Kane: “Kane është një lojtar i madh, nuk mendoj se duhet ta them këtë. Në ndeshje ju mendoni vetëm për ndeshjen, nuk mendoni se sa i fortë është ai”.

Për Maldinin: “Nuk di çfarë të them për Maldinin, mendoj se ai është një nga mbrojtësit më të mëdhenj, nëse jo më i madhi ndonjëherë. Jam i lumtur që mund të flas me të çdo ditë”.

Si është jeta juaj në Milano tani? “U desh pak kohë që të ndihesha rehat, por tani ndihem mirë, ndihem si në shtëpinë time. Më pëlqejnë shokët e skuadrës dhe trajneri, ndihem i qetë tani”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Malick Thiaw u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga tifozët e Milanit.

/GazetaBlic Sport