Sporti

Thiago Silva komenton në fotografinë ku shihen Neymar, Mbappe dhe Messi – Ka një koment epik

09/29/2021 13:18
nga:Mergim Rreci

Pasi mori një barazim mjaft shqetësues në Bruges në ditën e parë të Ligës së Kampionëve, PSG reagoi në mënyrë perfekte mbrëmë duke fituar 2-0 kundër Manchester City në “Parc des Princes”.

Një sukses i fituar falë golave nga Idrissa Gueye por edhe nga Messi i cili shënoi golin e tij të parë këtë të martë në mbrëmje nën ngjyrat e Parisit. Një gol i parë që argjentinasi festoi me shokët e tij të skuadrës pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes siç tregohet në një fotografi të postuar nga Neymar në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

Në të vërtetë, braziliani postoi një fotografi të tij të shoqëruar nga Mbappé dhe Messi në dhomat e zhveshjes pariziane.

Një fotografi në të cilën reagoi edhe ish kapiteni i PSG -së, Thiago Silva: “Shpresoj të mos takohem ë shpejti”, komentoi në Instagram mbrojtësi i Chelseat i cili dëshiron të shmangë përballjen me këtë treshe sulmuese këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

 

/GazetaBlic Sport/