Kupa e Botës 2022

Thiago Silva i ashpër me trajnerin serb: Si duket ai nuk njeh lojtarët, s’ka rëndësi sa mbrojtës kemi ne nuk pranojmë gola

11/25/2022 10:49
nga:E K

Deklaratat e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviq, duket se nuk janë pranuar mirë nga lojtarët brazilian.

Në intervistat para ndeshjes mes dy skuadrave, trajneri serb, me ironi, vuri në dyshim nëse Brazili do të kishte dikë në mbrojtje, pasi ata po përgatiteshin të prezantonin një formacion me katër sulmues – Neymar, Raphinha, Vinicius Jr. dhe Richarlison – dhe prirje e madhe sulmuese, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas triumfit 2-0 ndaj skuadrës evropiane, qendërmbrojtësi me përvojë Thiago Silva nuk e la pa përgjigje Dragan Stojkoviç.

“Ishte mungesë respekti. Ne nuk duam që askush të ketë frikë nga ne, por kërkojmë pak respekt. Nëse do të kishit studiuar Brazilin, do ta kishit kuptuar se gjithmonë kemi pranuar pak gola, pavarësisht nëse luajmë me tre apo katër përpara. Më duket se ai nuk e di se kush janë Marquinhos, Danilo, Thiago Silva apo Alex Sandro. Shpresoj që herën tjetër të jetë më i informuar dhe të ketë pak më shumë respekt për Brazilin”, tha lojtari i Chelseat.

/GazetaBlic Sport/