Sporti

Thiago Silva dëshiron të ndjekë shembullin e Ibrahimovic

09/24/2022 14:25
nga:Mergim Rreci

Thiago Silva zbuloi se synimi i tij është të bëjë të njëjtën gjë si Zlatan Ibrahimovic (Milan) dhe të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

“Unë flas shumë me Zlatanin dhe kohët e fundit sepse Chelsea do të përballet me Milanin në Champions League. Synimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare, por nuk e di nëse do të jetë në këtë nivel konkurrimi. Do të varet nga ky sezon dhe çfarë do të ndodhë në Botëror. Do të varet edhe nga rinovimi i kontratës, por është e vërtetë që dua të luaj deri në moshën 40-vjeçare”, ka zbuluar mbrojtësi, në deklaratat në faqen zyrtare të bluve, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi brazilian festoi ditëlindjen e tij të 38-të këtë javë dhe sulmuesi suedez është 40 vjeç.

/GazetaBlic Sport/