Mbrojtësi i Fluminense, Thiago Silva, ka ndarë parashikimin e tij për fituesin e Topit të Artë 2025.
“Mendoj se ka shumë mundësi që Ousmane Dembele ta fitojë Topin e Artë. Periudha e fundit e sezonit do të jetë vendimtare, veçanërisht nëse ai fiton Ligën e Kampionëve.
“Janë gjithashtu Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët kanë pasur sezon të jashtëzakonshëm. Besoj se të tre do të jenë në podium, por do ta shohim se në çfarë rendi. Fitimi i Ligës së Kampionëve i ngre të gjithë sytë mbi ty”, tha Silva.
Dembele regjistroi 12 gola dhe tetë asiste në 30 ndeshje të Ligue 1 për PSG-në.
/GazetaBlic Sport


