Sporti

Thiago Silva arrin marrëveshje me ish-skuadrën për një rikthim të bujshëm

05/04/2024 10:50
nga:E K

Thiago Silva do të rikthehet sërish te Fluminense në Brazil.

Qendërmbrojtësi do të nëshkruajë me Fluminense si lojtar i lirë, pasi do të largohet në verë nga Chelsea.

Mes palëve tashmë ka marrëveshje verbale të arritur.

Kontratat janë duke u përgatitur dhe plani është që marrëveshja të nënshkruhet në javët e ardhshme.

Silva do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

39-vjeçari ishte larguar nga Fluminense përfundimisht në vitin 2009, për t’u transferuar te Milani.

Tri vite më vonë ai iu bashkua Paris Saint-Germainit, kurse pjesë e Chelseat është nga viti 2020.