Sporti

Thiago Motta: Ky klub e meritonte Europën pas 22 vitesh, e ardhmja ime është në plan të dytë

05/04/2024 11:02
nga:E K

Bologna nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 përballë Torinos, teksa pas sfidës, trajneri Thiago Motta u shpreh i lumtur, më shumë se për barazimin, për sezonin që skuadra ka zhvilluar.

Duke folur për mediet ai theksoi se rëndësi më shumë tani ka Champions League se sa diskutimet për të ardhmen e tij.

“Unë jam i lumtur, jam veçanërisht krenar për këtë skuadër. Kishim një kundërshtar të vështirë, një transfertë delikate ku ne krijuam, luftuam, por nuk gjetëm golin. Klasifikimi? Na duhet të sigurojmë Championsin, pasi tani jemi matematikisht në Europë. Më duhet të theksoj se kemi bërë diçka historike për klubin, për qytetin dhe për tifozët, që e meritojnë të riktheheshin në Europë pas 22 vitesh, është falënderim për të gjithë, nga presidenti, drejtuesit e deri te ata që punojnë në këtë klub, dhe mbi të gjitha faleminderit këtyre djemve që kanë bërë diçka të jashtëzakonshme, të bukur. E ardhmja ime? Ky sezon, ky moment ka rëndësi, gjithçka tjetër është dytësore për tani. Në fund të sezonit do të ulemi për të folur” – përfundoi Thiago Motta.