Sporti

Thiago Motta e nis keq me Juventusin, pëson humbje turpëruese nga Nurnbergu i Kloses

07/26/2024 22:18
nga:E K

Thiago Motta ka debutuar me humbje si trajner i Juventusit.

“Zonja e Vjetër”, pësoi humbje turpëruese në ndeshjen miqësore ndaj skuadrë Nurnberg, me rezultat 3-0.

Nurnberg garon në Bundesligën 2, derisa trajner i tyre është legjenda gjermane, Miroslav Klose.

Jander, Forkel dhe Jarnisch ishin golashenues për skuadrën gjermane.

Në prononcimin pas ndeshjes, Thiago Motta u shpreh se skuadra e tij nuk arriti të kontrollonte ndeshjen. Duke theksuar se pret më shumë nga lojtarët.