Sporti

Thiago largohet nga kampi i kombëtares së Spanjës, pësoi një tjetër lëndim

06/01/2022 15:59
nga:Mergim Rreci

Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar se Thiago Alcantara është larguar nga kampi i La Roja për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të një dëmtimi muskulor.

Futbollisti i cili mbërriti i dëmtuar pas ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve, pësoi një dëmtim muskulor që do ta pengojë të luajë katër ndeshjet e Ligës së Kombeve me Spanjën, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të thella, duke e shfrytëzuar pushimin veror për rikuperim të plotë.