Sporti

Thiago dhe Fabinho gati për super finalen ndaj Real Madridit

05/27/2022 16:37
nga:Mergim Rreci

Liverpool raportoi këtë të premte se Thiago Alcântara dhe Fabinho janë rikuperuar nga lëndimet e tyre dhe janë pjesë e skuadrës së Jurgen Klopp për ndeshjen kundër Real Madridit, duke iu referuar finales së Champions League, e cila do të zhvillohet të shtunën.

Dy lojtarët janë rikuperuar nga problemet e muskujve dhe janë dy forca të rëndësishme për të kuqtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi i Liverpool-it do të mbërrijë në Paris gjatë ditës së sotme.